Ende në bisedime, zbulohet emri që LDK-ja ka propozuar për President të Kosovës

Lidha Demokratike ka propozuar nënkryetarin aktual të Kuvendit të Kosovës nga ky subjekt politik, Kujtim Shala për president të vendit, në kuadër të tentimit për arritjen e një marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje.

Kështu thonë burime brenda LDK-së, sipas të cilave kjo parti po insiston që në kuadër të marrëveshjes 6-4, të marrë edhe Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Po sipas këtyre burimeve, VV ende po heziton t’ia japë këtë ministri LDK-së.

Përndryshe, gjatë javës që vjen pritet të vazhdojnë takimet LDK-VV./KosovaPress/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne