Rajoni

Enver Hoxhaj dënon rëndë veprimin e djegies së flamurit të Turqisë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxha i ka quajtur të shëmtuara pajmet që sot janë shpërndarë në rrjetet sociale, ku disa individ shihen duke e djegur flamurin e Kosovës.

Ai përmes një postimi në facebook, ka thënë se Kosova është mirënjohëse për mbështetjen e vazhdueshme që Turqia I ka dhënë Kosovës dhe gjithashtu ai theksoi marrëdhëniet e mira që ka Republika e Kosovës me atë të Turqisë.

Ky është postimi i plotë:

Pamjet e shëmtuara që u shfaqën sot të disa individëve duke djegur flamurin e shtetit mik të Kosovës, Turqisë, janë absolutisht të papranueshme dhe të dënueshme. Përgjegjësit që përmes këtyre veprimeve duan të shkaktojnë përçarje mes qytetarëve të Kosovës, duhet të sillen para drejtësisë sa më parë. Republika e Kosovës dhe e Turqisë kanë raporte të shkëlqyeshme ndërshtetërore dhe Kosova është mirënjohëse për mbështetjen e vazhdueshme që Turqia i ka dhënë shtetit tonë. ????

Burimi: Kosova post