Nga Klodi Stralla
Ka disa Kancelari të huaja, nga ato që i dinë më mirë se ne punët e të shkuarës tonë, që krijimin e shtetit shqiptar (1912) e konsiderojnë si “punën e fundit të Perandorisë osmane, para shpërbërjes të saj”, sigurisht edhe me pëlqimin e Austro-Hungarisë, Gjermanisë dhe Italisë, si vende të bashkëinteresuara për këtë; ndësa ekzistencën e vetë popullsisë shqipfolse e trajtojnë si mbeturinë të kolonëve të dikurshëm turq, rezultat i valëve migratore gjatë shekujve, ku veçanërisht vllehët e konvertuar zenë një vend të rëndësishëm. Një tezë e frikshme kjo, e ngjashme me atë të pluralizmit fiktiv ramizian të viteve ’90-të dhe të pseudo-demokratëve të këtyre 30 viteve të fundit.
Është një tezë që nuk duhet shpejtuar ta hedhim poshtë a priori, sidomos studiuesit. Për krijimin e shtetit shqiptar, studiuesit e rinj, duhet t’i drejtohen Stambollit, ku do të gjejnë “dorën” e Enver Pashait, arkitektit të Shqipërisë të re neo-otomane, ushtaraku dhe burrështeasi që i futi osmanët në Luftën e parë botërore, përkrah Fuqive gjermanike (aty duhet të jetë edhe Akti original i “Mëvetësise”), ndërsa për të dytën, heterogjenitetin e popullatës, duhet tu referohemi Defterëve osmanë, për të parë lëvizjet migratore të popullsisë gjatë shekujve në këto vise. Ngjashmërisht, për të kuptuar disa të vërteta të sotme, duhet tu referohemi Arkivit të K.Q. për zbardhjen e Pleniumit ku u pranua pluralizmi (një video që mbahet ende sekret).
Pasi të bëjmë këto punë do ta kemi më të lehtë të shpiegojmë pse Shqiperia nuk bëhet dot një shtet normal, ende pas një shekulli, jo formalisht (të tillë jemi) por funksionalisht, si atdheu i të gjithë shqipfolsave, ku ligji të jetë i barabartë për të gjithë. Fallciteti i ngjarjeve dhe heterogjeniteti i populatës janë në themel të konfliktualitetit dhe mungesës të kohezionit, pra të mosfunksionimit të pseudo-shtetit.
PS. Statusi mund të ngjallë polemikë, por le të mësohemi me disa të vërteta ndryshe.
– Enver Pasha (1881-1922) ishte një ushtarak dhe burrë shteti i Perandorisë osmane në kohën e Revolucionit xhon turk (1908), luftrave ballkanike(1912) dhe gjate Luftes te Pare Boterore. Ai e orientoi Perandorinë në krah të Forcave të Boshtit gjermanik dhe është arkitekti (eminacë gri) i krijimit të shtetit shqiptar, mentori i drejtpërdrejtë i Ismail Qemal Vlorës. Ai drejtonte gjithashtu edhe sherbimet secrete. Pas lufte u akuzua nga Aleatet si përgjegjës për gjenocidin ndaj grekëve dhe armenëve, u dënua me vdekje në mungesë dhe u ekzekutua në Turkestan, ku ishte strehuar (1922)/gazetaimpakt