Erdhëm në shkollë por e gjetëm të shkatërruar’: forcat izraelite rrënojnë shkollën në Bregun Perëndimor vetëm disa ore para se te fillonte dita e pare e mësimit

BETHLEHEM, Bregu Perëndimor – Xhipat ushtarakë izraelitë u drejtuan drejt shkollës fillore të vetme të Jubbet al-Dhibit, natën vone të së martës, duke terrorizuar banoret lokale të cilët kishin përfunduar përgatitjet për hapjen e shkollës për mëngjesin e ardhshëm. Ushtarët qëlluan gaz lotësjellës dhe plumba të çelikut të veshur me gome, pasi hapën rrugën për buldozerët dhe kamionët që sollën në shkollë. Shkolla, e vendosur në mes të katër fshatrave palestineze në periferi të Betlehemit, u ndërtua me blloqe betoni nga autoritetet lokale dhe OJQ-të ndërkombëtare të partnerizuara me Bashkimin Evropian, duke shpresuar që të zbusin sfidat me të cilat ballafaqohen studentët në këtë zonë.
Ushtarët izraelitë shpejt e pastruan zonën nga njerzit, dhe brenda një ore pas mbërritjes së ushtarëve, mjetet e transporit u ngarkuan me tavolina, pajisje ndërtimi dhe çdo gjë tjetër përveç blloqeve te betonit, banjove dhe karrigeve të vogla qe ishin sjelle per femijet 7 deri ne vjec te cilet prisnin të marrin pjesë në ditën e tyre të parë të shkollës mëngjesin e ardhshëm. E vetmja shkollë tjetër në ate zonë, Shkolla Hateen, fillore dhe e mesme për djemtë dhe vajzat, që ndodhet në mes të fshatit
Ta’amra në periferi të qytetit të Bethlehemit, është në të vërtetë një shtëpi e rinovuar me kujdes nga Autoriteti Palestinez për t’i shërbyer fëmijëve të Katër fshatrave lokale. Qiradhënësi jeton me shtëpi në katin e sipërm te shkolles. Nëse nuk do të ishte për pikturat e zbehta të karikaturave të ngjitura përgjatë murit të shkollës Hateen, mund të mendonin se po kalonin një garazh në vend të institucionit kryesor arsimor në zonë. Pjesa e përparme e shkollës hapet nga tre dyer të mëdha si garazh. Çdo derë merr një mur të tërë të çdo dhome, duke lënë klasat e ngushta të fëmijëve të ekspozuar në rrugën
kryesore disa metra larg. Në dhomën e parë djemtë dhe vajzat u ulën pothuajse me shpatulla me njeri tjetrin gjatë ditës së parë. Këta fëmijë jetojnë afër shkollës, prandaj u është dhënë prioritet të marrin pjesë në keto klasa. Pjesa tjetër e fëmijëve nga fshatrat përreth duhet të udhëtojnë deri në gjashtë kilometra.
Nuk ka autobusë shkollash dhe shumë njerëz që jetojnë në fshatin rural, nuk janë të lidhur me rrjetet elektrike apo rrjetet e ujit, nuk kanë mjete transporti dhe pak para për të udhetuar per tek shkolla – duke lënë shumicën e fëmijëve pa tjetër zgjedhje por se te ecin ne kembe.
Klasat nuk janë të mëdha për të mbajtur krejt nxënësit, edhe pse ata jane vetëm një pjesë e vogël e fëmijëve në kete komunitet. Duke qëndruar në një nga klasat në bodrumin e shtëpise së kthyer në shkollë , drejtori, Nesreen Duwayb, shpjegoi se njëzet studentë duhej të mësonin në dhomën e vogël. “Është shumë e vështirë për të studiuar në këtë dhomë, kështu që nxënësit nuk janë në gjendje të përqëndrohen shumë mirë, sepse shikoni kushtet”, tha ai, dhoma e vogël, muret zbukuruar nga dyshemeja në tavan me art nga fëmijët – një përpjekje për
të ndriçuar disi dhomën e zymtë. Shkolla e re, e cila do të shërbente per me shumë se 60 fëmijë, u ndërtua për të ndihmuar në lehtësimin e situatës për studentët, por ndërsa shkolla e vjetër ndodhet në Zonën B nën kontrollin e përbashkët palestinez dhe izraelit, shkolla e re ishte e vendosur në Zonën C, Që bie nën kontrollin e plotë izraelit. Çdo ndërtim në Zonën C, që përfshin më shumë se 60 për qind të Bregut Perëndimor, kërkon një leje ndërtimi, 98.5 për qind e të cilave mohohet nga autoritetet. Bashkimi Europian dhe Autoriteti Palestinez kishin shpresuar që shkolla të miratohet në mënyrë recipropke, pasi të dy organet po i bëjnë presion autoriteteve izraelite për të miratuar një “plan master” për fshatrat, të cilat gjithashtu do t’u lejonin atyre të lidheshin me rrjetet elektrike, Rrjetin e ujit , objektet e plehrave dhe shumë te tjera. Një punonjës palestinez nga një OJQ të përfshirë në projekt, i cili kërkoi të mbetet anonim, i tha Mondoweiss se ndërtimi i shkollës në Zonën C ishte një plan i llogaritur. “Ne po e bindim regjimin e planifikimit,” shpjegoi punonjësi, duke iu referuar presionit të vënë në Izrael për të miratuar master planin. “Ne nuk mund të largohemi nga Zona C, kjo është politika e AP dhe BE, përndryshe do të konfiskohet më vonë për zgjerim. Të kesh një shkollë në Zonën C është një mënyrë për të mbështetur një plan master dhe për të bindur komunitetin të mos largohet”. Një zëdhënës i Koordinimit dhe Veprimtarisë Qeveritare në Territoret Izraelite (COGAT), organi i ngarkuar me administrimin e
Bregut Perëndimor të okupuar, tha se shkolla ishte konfiskuar pasi urdhrat e ndalimit të punës ishin lëshuar ditë më parë, megjithatë aktivistët vendorë thanë se urdhrat për ndalimin e punës ishin lëshuar vetëm per banjot e ndërtuara aty pranë.
Banjat mbetën, ndërsa gjithcka u konfiskua.
Pas konfiskimit ne mengjes, vijne fëmijët. Të 64 nxënësit që pritet të fillojnë klasën në shkollën e tyre të re, u mblodhën mbi themelet e betonit të mbetur si pjesë e një proteste simbolike. Fëmijët kënduan himnin kombëtar perpara politikanëve, aktivistëve, prindërvet dhe mësuesve përpara se të merrnin çantat e reja te shpines dhe te ktheheshin në shtëpi. Ditën e dytë të shkollës, disa nga fëmijët do të kthehen në shkollën e rrënuar, ndërsa shumica e tyre do të vazhdojnë të ecin
gjatë per në shkollat e zonave të tjera, ku ata trajtohen ndryshe pasi vijne prej zonave rurale dhe shpesh behen objekt humori si pasoje të rrobave të djersitura dhe të bera pis nga ecja e gjatë. Megjithese fëmijë, ata i thanë Mondoweiss se e kuptonin shumë mirë se çfarë po ndodhte rreth tyre. “Shkuam në shkollë dhe gjetëm shkollën e shkatërruar”, tha një djalë i ri. “Kjo është dita e parë e shkollës dhe ne jemi të trishtuar për shkak se ushtarët morën shkollën tonë, por do ta ndërtojmë përsëri dhe do të studiojmë këtu, këtë shpresojmë”./ mondoweiss

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne