Erdoan: Këto toka janë të bekuara, nuk i braktisim tek askush

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se vazhdon përparimi drejt Afrinit.

Presidenti Erdoan bëri një vlerësim për operacionin e Forcave të Armatosura Turke ‘Dega e Ullirit’ duke thënë: “Me dëshirën e Zotit filloi marrja e kontrollit të maleve. Tani jemi duke përparuar drejt Afrinit. Edhe pak ka mbetur”.

Presidenti Erdoan iu drejtua popullit që e priste jashtë ndërtesës ku u zhvillua Kongresi i Rrethit të Bitlis duke thënë: “Nëse vdesim, një herë do të vdesim, kurse ata do të vdesin çdo ditë”.

“Disa persona në Parlamentin Evropian, që nuk e dinë se çfarë bëjnë dhe ku shkojnë, edhe pse PKK-në e shohin si organizatë terroriste, kanë vajtuar duke mbajtur në Parlament leckat e terroristëve. Do të vajtojnë edhe më shumë. Nuk do të arrini asgjë duke mbajtur leckat e tyre rreth qafës. Ata nuk do të mund të ndryshojë vendimin tonë”, tha Erdogan.

Më pas presidenti Erdoan kaloi në qytetin Batman ku mori pjesë në kongresin e rrethit.

“Këto toka janë shumë të bekuara. Ne nuk mund ti braktisim tek proletarët (lumpen)” tha Erdoan.

“Këto toka janë shumë të bekuara dhe nuk mund ti lëmë në duart e puçistëve që i drejtuan armët popullit, huliganëve që i kanë kthyer sheshet në beteje lufte, proletarëve me penë në dorë. Vendi ynë nuk është aspak mall me tapi i atyre ilegjitimëve e Turqisë së vjetër që pinë për vite me radhë gjakun e popullit” tha Presidenti Erdoan në Batman./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne