Erdoan: Refuzojmë përpjekjet për “fakt të kryer” në Jerusalem

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se refuzojnë ppërpjekjet për krijimin e një “fakti të kryer” të ri në Jerusalem.

Erdoan mbajti një fjalim në Samitin e 5-të të Kryetarëve të Shteteve dhe Qeverive të Konferencës së Bashkëpunimit dhe Masave për Ndërtimin e Besimit në Azi (CICA).

Në fjalimin e tij ai tha se sot në botë nuk mbizotëron rregulli por çrregullimi dhe shtoi: “Ne jemi duke bërë ç’është e mundur për ti dhënë fund luftës në Siri dhe për vendosjen e stabilitetit në këtë vend. Ne i kemi dhënë një goditje të madhe organizatave terroriste si DAESH e PKK/YPG, që kërcënojnë të ardhmen e Sirisë nëpërmjet operacioneve përtej kufirit”.

Ai bëri të ditur se disa vende Perëndimore, me në krye Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin organizatën separatiste terroriste YPG/PKK në Siri dhe shtoi: “Me politikën e shkatërrimit të një organizate terroriste nëpërmjet një organizate tjetër terroriste arrihet vetëm në më shumë gjak, më shumë pushtim, më shumë mizori e lot”.

Kreu i shtetit turk reagoi edhe vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit.

“Refuzojmë përpjekjet për ‘fakte të reja të kryera’ në Jerusalem” u shpreh Presidenti Erdoan./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne