Erdoan: Sot jemi fuqi rajonale, nesër fuqi globale

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan sot në Kongresin e zakonshëm të Partisë AK në Stamboll deklaroi se Turqia po shndërrohet në fuqinë kryesore të rajonit.

“Në botën në të cilën ndodhemi, Turqia po shndërrohet në fuqinë kryesore të rajonit. Në periudhën e re Turqia do të bëhet një fuqi globale”, tha Erdogan.

Erdogan deklaroi se: “Luftimi i korrupsionit, varfërisë dhe ndalesave, si në ditët kur kemi filluar në rrugëtimin e Partisë AK do të vazhdojnë të jenë në mesin e objektivave tona kryesore.

Presidenti Erdogan tha gjithashtu se dhuna dhe abuzimi ndaj grave janë krime të mëdha kundër njerëzimit.

“Do të vazhdojmë luftën me forcën tonë derisa të eliminojmë plotësisht këtë turp nga vendi ynë”, nënvizoi Erdogan. (AA)

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne