Erdogan: Aktualisht po vazhdon procesi i dorëzimit të S-400-ve

Presidenti Recep Tayyip Erdogan bëri të ditur se procesi i dorëzimit të sistemeve S-400 të blera nga Rusia po vazhdon ende.

Presidenti Erdogan para nisjes për në kryeqytetin Sarajevë të Bosnje-Hercegovinës iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në aeroportin Ataturk të Stambollit.

Në përgjigje të pyetjes se “Kur do të vijnë sistemet S-400 në Turqi?”, Presidenti Erdogan tha se “Aktualisht janë duke vijuar përgatitjet për transport. Ne kemi një datë-datat e caktuara të dakorduara me rusët. Përgjegjësia për hartimin e planit, vendit ku do të vendosen këto sisteme është tek Ministria e Mbrojtjes Kombëtare dhe Shtatmadhoria e Ushtrisë Turke. Urojmë që këto sisteme të jenë të dobishme për vendin tonë dhe botën”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne