Erdogan: Amerika të tregojë miqësinë me Turqinë duke ekstraduar kreun e FETO-s

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të tregojnë miqësinë me Turqinë duke ekstraduar kreun e organizatës terroriste gyleniste (FETO).

Presidenti Erdoan vlerësoi zhvillimet e rendit të ditës në transmetimin e përbashkët të një kanali televiziv privat turk.

Ai reagoi ndaj kujdesit që Shtetet e Bashkuara të Amerikës tregojnë ndaj kreut të FETO-s që është përgjegjës për tentativën për grushtshteti.

“Ndërkohë që në vendin tonë ka kaq shumë vendime të marra në lidhje me FETO-n, ne i kemi dërguar Amerikës 85 klasore në lidhje me këtë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës vetëm do ta ekstradojnë, le të shohim miqësinë. Kjo çështje rrit tensionin tonë me Amerikën” tha Presidenti Erdoan.

Kurse në lidhje me deklaratën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump se do të bëjë një deklaratë në lidhje me Sirinë brenda 24 orëve, Presidenti turk tha se mund të ketë të bëjë me DAESH-in dhe shtoi: “Ai do të thotë se fituan ndaj DAESH-it. Kjo mund të jetë një deklaratë fitoreje. Por fundja çfarë ka mbetur nga DAESH-i në Siri, vetëm disa thërrime”.

Ndërkaq Erdoani reagoi ashpër ndaj Presidentit të Francës, Emmanuel Makron që shpif ndaj Turqisë për ngjarjet e 1915-s. Ai i tha Macronit: “Mëso historinë”.

“I thash Macronit: “Je i ri në politikë. Mësoi këto. Tani unë të jap mësim historie. Ti si fillim merru me këtë punë. Në historinë tonë nuk ka gjenocid. Mëso historinë rreth kësaj njëherë. Armenët jo që nuk u ndeshën me gjenocid në vendin tonë, por sot në Turqi jetojnë 100 mijë qytetarë” tha Presidenti Erdoan.

Ai u shpreh edhe në lidhje me vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi dhe ripërsëriti thirrjen për hetim ndërkombëtar.

Presidenti Erdoan u shpreh për prova të reja dhe shtoi: “Ne nuk i kemi dorëzuar të gjitha dokumentet që kemi në dorë. Njëri prej vrasësve thotë: “Unë di të pres mirë”. Pastaj mësojmë se ai është një doktor mjekoligjor. Ndërkohë që të gjitha këto kanë dalë në dritë, çfarë do të fshihni?”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne