Erdoğan: Armiqësia ndaj Islamit po fiton terren në të gjithë Evropën

ANKARA (AA) – Presidenti Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka publikuar një mesazh në lidhje me “9 Majin, Ditën e Evropës”. Në këtë mesazh thuhet se Turqia kremton këtë ditë që prej vitit 1999, raporton Anadolu Agency (AA).
Duke vënë në dukje se unioni i cili fillimisht nisi si një bashkim ekonomik dhe më pas u zhvillua përmes hapave të rëndësishme, Erdoğan në vijim të mesazhit të tij thotë që sot brenda dhe jashtë kufijve të BE-së është rritur pasiguria dhe në këtë mënyrë kjo histori suksesi po goditet nga ngjarje të kësaj natyre.
“Partitë radikale të djathta marrin peng jetën socio-politike”
“Në vend të festimeve më shumë diskutohet për të ardhmen e Unionit, flitet për shqetësimet në lidhje me të ardhmen e tij dhe ndodhemi në një situatë pesimiste. Pa dyshim që kërcënimi më i madh për të ardhmen e Unionit janë fjalimet përjashtuese dhe përdorja e tyre për politikat populiste. Sëmundje si ndasia kulturore, racizmi, ksenofobia dhe armiqësia ndaj Islamit, për fat të keq janë përhapur në të gjithë kontinentin. Ndërsa partitë radikale të djathta, votat dhe popullariteti i të cilave është gjithnjë e në rritje, kanë marrë peng jetën socio-politike të Evropës”, thekson Erdoğan në mesazhin e tij.
“Turqia dëshiron të vazhdojë procesin e anëtarësimit”
Duke vënë në dukje se shumë politikanë për shkak të përfitimeve të tyre politike afatshkurtra janë duke qëndruar në heshtje kundër këtyre vlerave të cilat kërcënojnë të ardhmen e Evropës, Erdoğan ka shtuar: “Këto politika dhe veprime të cilat janë gjithnjë e në rritje, ndikojnë negativisht edhe në marrëdhëniet Turqi-BE. Shteti jonë i cili prej qindra vitesh është pjesë e Evropës si nga ana gjeografike ashtu dhe nga ajo kulturore, kërkon të vazhdojë procesin e anëtarësimit në këtë Union duke u bazuar në respekt, barazi dhe parimin fito-fito. Çështja e refugjatëve dhe arritja e një marrëveshjeje bashkëpunimi për zgjidhjen e këtij problemi, është një rast konkret për këtë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne