Erdogan bisedon me mbretin Selman për çështjen e Sirisë

Presidenti i Turqisë ka diskutuar në një bisedë telefonike me mbretin e Arabisë Saudite lidhur me gjendjen në Siri dhe rezultatin e takimit trepalësh mes Iranit, Rusisë dhe Turqisë në Suçi.

Sipas një njoftimi të agjencisë Anatoli Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan në bisedën e tij telefonike me mbretin e Arabisë Saudite Selman Bin Abdul’aziz tha se Samiti që u mbajt kohët e fundit në Suçi është rezultat i përpjekjeve që janë investuar për të ardhmen e drejtë të Sirisë. Samiti i mbajtur në Suçi është produkt i përpjekjeve të investuara për të ndërprerë të gjitha tragjeditë njerëzore në kontekstin e Sirisë dhe në kushtet më të mundshme të drejtësisë të sigurohet e ardhmja për këtë rajon”, tha Erdogan. Rexhep Taip Erdogan gjithashtu deklaroi dje se masakrën në Egjipt e kanë kryer pjesëtarët e ISIS-it dhe parashtroi pyetje se si varsës të tillë mund të quhen myslimanë. “Si mund ti quani myslimanë? Ata janë vrasës dhe nuk kanë kurrfarë lidhje me islamin”, ka thënë Erdogan duke folur rreth sulmit terrorist, në të cilin jetën humbën të paktën 305 persona./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne