Erdogan bisedon në telefon me homologun pakistanez për Kashmirin

Sipas njoftimit të Departamentit të Komunikimeve pranë presidencës turke Kryeministri i Pakistanit, Imran Khan i telefonoi Erdoganit për ta informuar mbi zhvillimet e fundit ndërmjet Pakistanit dhe Indisë në lidhje me çështjen e Kashmirit.

Presidenti Erdoan u bëri thirrje Pakistanit dhe Indisë që të forcojnë procesin e dialogut, shton deklarata.

Këtë të hënë India hoqi statusin e veçantë të krahinës së Xhamu Kashmir duke anuluar nenin kushtues që i njihte disa privilegje krahinës për më shumë se gjysmë shekulli./TRT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne