Erdogan: Bota është më e madhe se 5, shumë herë më e madhe se 1

Presidenti i Turqise dhe njëherësh Kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) në fjalën që mbajti në Takimin e Zgjeruar të Kryetarëve të Degëve të Partisë, zhvilluar të premten në selinë e partisë në Ankara, foli edhe për miratimin me shumicë dërrmuese të p/rezolutës së Jerusalemit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Duke e përsëritur edhe një herë deklaratën e mëparshme të tij se ‘bota është më e madhe se 5’, Presidenti Erdoan tha: “(Bota) është shumë herë më e madhe se 1, është 196 herë më e madhe (se 1)”.

“Nga këtu po u rikujtojmë edhe një herë, se bota është më e madhe se pesë (anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së). Sidomos kur bëhet fjalë për një, ajo është shumë, shumë herë më e madhe. Është 196 herë me e madhe. Gjithashtu qëndrimi i shfaqur nga Amerika përpara diskutimit dhe votimit të çështjes (p/rezolutës për Jerusalemin) në Asamblenë e Përgjithshme ka hapur plagë të thella në ndërgjegjen e njerëzimit. ‘Unë kam avionë, unë kam bomba’, këto nuk ju bëjnë më të fortë. Pasi pranë do të keni vetëm Izraelin dhe 5-6 vende të ngjashme. Kurse përballë do të shikoni se si 128 vende do të qëndrojnë kryelartë. Në raste të tilla, kur kemi të bëjmë me shkelje të hapur të ligjit dhe të drejtës (ndërkombëtare), asnjë vend nuk ka të drejtë të kërcënojë në mënyrë të pakujdesshme të gjithë botën duke u mbështetur në fuqinë e tij financiare dhe politike”, u shpreh Presidenti Erdoan.

Duke iu referuar kërcënimeve drejtuar vendeve për të mos votuar kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Erdoani tha:

“Ai (Trump) kishte thënë kështu: “Ata marrin qindra milionë dollarë dhe ndoshta miliarda dollarë dhe më pas votojnë kundër nesh”. Që kur vullneti demokratik i njerëzve, sidomos ai i shteteve, ka filluar të blihet me para. Një gjë duhet të dihet mirë, që nuk është një regjim i mirë, një botëkuptim i mirë, një sistem ku blihen vullnetet demokratike. Nëse ka nga ata që i qasen në këtë mënyrë çështjes, ata janë të destinuar që të nxjerrin mësime nga pësimi”,- nënvizoi Erdoan.

Pavarësisht kërcënimeve Asambleja e Përgjithshme e OKB-së shfaqi një qëndrim dinjitoz dhe me 128 vota përkundrejt 9 votave kundër e miratoi p/rezolutën e Jerusalemit, tha Presidenti Erdoan dhe përgëzoi të gjitha shtetet që votuan për pranimin e rezolutës.

Paligjshmëria në lidhje me hapin e hedhur nga ShBA-ja për Jerusalemin u provua edhe nga OKB-ja dhe nuk është vlerësuar si legjitime, theksoi Erdoan dhe shtoi: “Uroj që ShBA-ja i vendos duart në kokë dhe mendon për këtë”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne