Erdoğan: Bota është e shurdhër dhe memece ndaj zhvillimeve në Mianmar

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka dënuar ashpër sulmin ndaj muslimanëve në Arakan të Mianmarit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ai ka theksuar se bota është e shurdhër dhe memece ndaj zhvillimeve të fundit në Mianmar.

“Për fat të keq, mund të them se bota është e shurdhër dhe memece mbi zhvillimet në Mianmar. As nuk dëgjoni dhe as nuk shihni. Rasti i fundit në Bangladesh është edhe më i dhimbshëm. Sipas të dhënave të fundit, për fat të keq janë vrarë rreth tre mijë njerëz. Ne sigurisht në lidhje me këtë rast ashpër dënojmë sulmet. Ne do të vazhdojë të monitorojmë atë se çfarë po ndodh atje”, tha Erdoğan gjatë një interviste për televizionin turk “TRT”.

Ai theksoi se Turqia do të vazhdojë të ndjekë zhvillimet në Mianmar, dhe të tërheqë vëmendjen për gjendjen në këtë vend përmes organizatave relevante ndërkombëtare, veçanërisht Kombet e Bashkuara (OKB).

Zëdhënësja e Këshillit Evropian për muslimanët Rohingya, Anita Schug deklaroi dje në Gjenevë se në zonën e Arakanit në tre ditët e fundit në sulmet e ushtrisë së Mianmarit janë vrarë në mes dy dhe tre mijë muslimanë.

Nga Kombet e Bashkuara (OKB) është kërkuar që urgjentisht të ndalojnë masakrat e muslimanëve në Arakan, të cilat janë shkaktuar nga forcat e armatosura të Mianmarit dhe murgjit budistë.

Në shkurt, OKB-ja lëshoi ​​një raport ku thuhej se kanë gjetur foshnja dhe fëmijë të therur me thika gjatë “operacioneve të pastrimit”. Qeveria e Mianmarit pastaj tha se akuzat në raport ishin “të ekzagjeruara”.

Në Mianmar, shumicën e popullsisë e përbëjnë budistët (56 milionë banorë), ndërsa muslimanët përbëjnë rreth 5 përqind të popullsisë (rreth 2.5 milionë).

Sipas të dhënave zyrtare dhe raporteve të Kombeve të Bashkuara, muslimanët Rohingya janë pakica kombëtare më e rrezikuar në botë. Muslimanët Rohingya nuk kanë shtetin e tyre dhe të drejtat e tyre janë shumë të kufizuara.

Sipas rendit kushtetues, autoritetet shtetërore njohin vetëm qytetarët që përshtaten në përkufizimin e “vendas”, ndërsa në anën tjetër injorohen pjesëtarët e grupeve të tjera minoritare gjuhësore, etnike dhe fetare.

Sipas të dhënave jozyrtare, regjimi diktatorial në Mianmar deri tani ka vrarë mbi 30 mijë muslimanë, ndërsa shumica tashmë një kohë të gjatë jetojnë në kushte të vështira jetese.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne