Erdogan: Çështja e Idlibit është po aq e rëndësishme sa edhe Afrini dhe operacioni “Burimi i Paqes”

Presidenti Recep Tayyip Erdogan deklaroi se Samiti Katërsh për Idlibin do të mbahet më 5 mars në Stamboll.

Në fjalën e tij drejtuar popullit në nënprefekturën Bergama të Izmirit, Presidenti Erdogan bëri të ditur se me anë të operacioneve të kryera brenda dhe jashtë vendit organizatës separatiste terroriste PKK i kanë dhënë goditjen më të rëndë në histori, ndërsa tha se jo vetëm që i varrosën terroristët në gropat që ata hapën, por gjithashtu i kanë mposhtur në Siri dhe Irak me operacionet “Burimi i Paqes”, “Dega e Ullirit” dhe “Kthetra”.

Erdogan theksoi se kanë spastruar një sipërfaqe prej 8 mijë 300 kilometrash katrorë në Siri nga terroristët e DAESH-it dhe nga PKK/YPG-ja, Presidenti Erdogan vijoi me këto fjalë: “Paqja dhe stabiliteti tani janë të pranishme në zonat ku vrasësit e PKK-së vepronin lirshëm për një kohë. Në dhashë Zoti me do ta vendosim të njëjtin mjedis të paqes edhe në Idlib, ku jetojnë 4 milionë njerëz”.

Duke vënë në dukje se “Nga këndvështrimi ynë, çështja e Idlibit është po aq e rëndësishme sa edhe Afrini dhe Operacioni Burimi i Paqes”, Presidenti Erdogan rikujtoi se gjatë bisedave telefonike me Presidentin e Rusisë, Vladimir PutinKancelaren gjermane Angela Merkel dhe Presidentin e Francës, Emmanuel Macron ka theksuar qartë rëndësinë e Idlibit për Turqinë.

“Do të takohemi përsëri më 5 Mars dhe do të bisedojmë për këto çështje. Shpresojmë që në këtë çështje të arrijmë në rezultate më të përshtatshme për interesat e vendit tonë dhe për vëllezërit tanë sirianë”, bëri të ditur Erdogan./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne