Erdogan: Deklarata e Trump është provokim

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka përgënjeshtruar njoftimin e Presidentit të SHBA Donald Trump mbi njohjen e Kudsit të okupuar si kryeqytetin e regjimit izraelit, duke thënë se ky vendim ishte një “provokim”.

“Ky vendim është tërësisht provokues,” tha Erdogan të shtunën, duke u bërë thirrje myslimanëve të cilët e nderojnë Kudsin, si vendi i tretë më i shenjtë i Islamit, të jenë të kujdesshëm për të “mos u dhënë justifikim okupatorëve duke u provokuar nga ata.” Turqia ka bërë thirrje për një takim urgjent të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik për të diskutuar vendimin e Uashingtonit. Ankaraja kishte paralajmëruar përpara se Trump të bënte deklaratën e tij më 6 dhjetor se çdo ndryshim në status quo-në e qytetit do të çonte në një katastrofë të re në Lindjen e Mesme. Erdogan tha se takimi i OBI në Turqi të mërkurën do të përcjellë mesazhin se Uashingtoni duhet të ndryshojë shpejt vendimin e tij. “Unë besoj se takimi i OBI dhe uniteti që do të shfaqet në atë samit do të përcjellin mesazhin e nevojshëm për disa njerëz. Ata duhet të kthehen mbrapa para se të jetë tepër vonë, “tha Erdogan duke shtuar:” Ne kurrë nuk do të japim pëlqimin për këtë vendim që shkel të drejtat myslimane dhe të krishtera në Kuds”./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne