Erdogan dhe Johnson diskutojnë për Sirinë

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) ka zhvilluar të dielën një bisedë telefonike me kryeministrin britanik Boris Johnson.

Sipas deklaratës së lëshuar nga Departamenti i Komunikimeve prenë Presidencës turke, Erdogan dhe Johnson diskutuan marrëdhëniet bilaterale dhe situatën në rajon.

Në këtë bisedë telefonike Presidenti Erdoan vuri në dukje se Ankaraja po ndjek nga afër zbatimin e marrëveshjes së arritur me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) në verilindje të Sirisë, përfshirë tërheqjen e grupeve terroriste PKK/YPG nga zona sigurt brenda kornizës kohore të rënë dakord (120 orë), grumbullimi i armëve të rënda nga militantët dhe shkatërrimin e fortifikimeve të tyre./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne