Erdogan dhe Putin bëjnë thirrje për vendosjen e armëpushimit në Libi

Presidenti Recep Tayyip Erdogan dhe Presidenti rus Vladimir Putin u bënë thirrje të gjitha palëve në Libi që të ndërpresin luftimet më 12 janar në orën 00.00.

Presidenti Erdogan dhe Presidenti Putin bënë një deklaratë të përbashkët në Stamboll.

Në deklaratën e përbashkët thuhet se tubacioni gazsjellës “Rrjedha Turke”, përurimi i së cilës u bë të mërkurën në Stamboll, përveç që do t’i shërbej interesave të përbashkëta të popujve të dy vendeve, ai kontribuojë edhe në zgjidhjen e çështjeve rajonale.

Në mes tjerash në deklaratë shprehet shqetësimi i thellë për tensionin midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe Iranit dhe reflektimet e tij negative në Irak, ndërsa theksohet se operacioni ajror i ShBA-së që synonte Qasem Soleimani, Komandantin e Forcës Jerusalemi të Gardës Revolucionare të Iranit dhe shoqëruesit e tij në Bagdad më 3 janar, ndikuan negativisht në sigurinë dhe stabilitetin në rajon.

Gjithashtu u shprehën shqetësimet nga rritja e tensionit mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit dhe u konfirmua angazhimi për ruajtjen e sovranitetit, pavarësisë, unitetit politik dhe integritetit territorial në çështjen e Sirisë.

Ndërkaq të dy liderët bënë thirrjen e mëposhtme në lidhje me procesin në Libi:

“Ne kemi vendosur të ndërmarrim iniciativën në kushtet aktuale kritike dhe në përputhje me objektivat e rezolutave përkatëse të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS i OKB). Në këtë kuadër, ne si ndërmjetësues u bëjmë thirrje palëve në konflikt në Libi për të ndaluar të gjitha konfliktet që nga ora 00.00 në 12 janar, për të shpallur një armëpushim të qëndrueshëm të mbështetur nga masat e nevojshme për të siguruar stabilitetin në fushë dhe normalizimin e jetës së përditshme në Tripoli dhe qytete të tjera dhe u bëjmë thirrje për një mbledhje të menjëhershme për t’i dhënë fund vuajtjeve të popullit libian dhe për të rikthyer paqen dhe prosperitetin në vend. Ne besojmë me vendosmëri se libianët mund të vendosin në mënyrë të pavarur të ardhmen e atdheut të tyre brenda kornizës së një dialogu kombëtar që merr parasysh interesat e të gjithë qytetarëve pa përjashtim”.  /trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne