Erdogan dhe Putin bisedojnë pas votimit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) zhvilloi një bisedë telefonike me Kreun e Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin.

Erdoan falënderoi Putinin për mbështetjen ndaj projektrezolutës së Jerusalemit.

Presidenti Erdoan shprehu falënderimet e tij në lidhje me votimin në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkua, që njeh si të “pavlefshëm” vendimin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump për të njohur Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit.

Në bisedën me Jerusalemin në fokus liderët trajtuan edhe çështjet rajonale, marrëdhëniet dypalëshe dhe marrëveshjet në fushën e energjisë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne