Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) bisedoi në telefon me Kryetarin e Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin, me të cilin diskutoi zhvillimet e fundit në çështjen e Sirisë.
Të dy liderët konfirmuan angazhimin ndaj Marrëveshjes së Soçit të datës 22 tetor [që parashikon nxjerrjen e terroristëve që ndodhen në Zonën e Sigurt, e cila është planifikuar të krijohet në kufirin Turqi-Siri].
Në këtë bisedë telefonike Erdoan dhe Putin diskutuan gjithashtu edhe mbi zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe hapat që duhen ndërmarrë për rritjen e vëllimit tregtar./trt