Erdogan dhe Putin inspektuan avionët luftarakë rusë të gjeneratës së 5-të

Presidenti Recep Tayyip Erdogan inspektoi gjeneratën e 5-të të avionëve dhe helikopterëve luftarakë rusë.

Presidentët Erdogan dhe Putin vizituan Panairin Ndërkombëtar të Aviacionit dhe Hapësirës “MAKS-2019” që po mbahet në Moskë.

Sot Presidenti Erdogan udhëtoi në Moskë për një vizitë pune njëditore. Ai në aeroportin ndërkombëtar “Zhukovsky” u prit nga zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, ambasadori i Turqisë në Moskë, Mehmet Samsar dhe zyrtarë të tjerë përkatës.

Putin dhe Erdogan, mbajtën nga një fjalim në ceremoninë e hapjes së Panairit Ndërkombëtar të Aviacionit dhe Hapësirës “MAKS-2019”.

Pas fjalimeve, Erdogan së bashku me Putin vizitoi stendat në panair dhe mori informacione rreth avionëve dhe helikopterëve përfshirë edhe avionët luftarakë të gjeneratës së 5-të tip SU-57.

Erdogan dhe Putin ndoqën së bashku edhe shfaqjen e avionëve dhe helikopterëve në panair./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne