Erdogan dhe Putin: Pritjet për Sirinë dhe Irakun në rajon janë të mëdha

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan thotë se “Pritjet për Sirinë dhe Irakun në rajon janë të mëdha. Unë në këtë aspekt i jap rëndësi të madhe takimit tonë. Në emrin tim dhe të popullit ju falënderoj për këtë vullnet të treguar deri më tani”.

Në ditën e dytë të Samitit të Liderëve G20 në Hamburg, presidenti turk Erdoğan u takua me presidentin e Rusisë Vladimir Putin.

Në takim nga delegacioni turk morën pjesë edhe zv/kryeministri Mehmet Şimşek, ministri i Jashtëm Mevlüt Çavuşoğlu, ministri i Ekonomisë Nihat Zeybekci, ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Berat Albayrak dhe zëdhënësi i Presidencës turke İbrahim Kalın.

Në pjesën e hapur për media të takimit, Erdoğan nisi fjalimin e tij duke thënë se “Para së gjithash po përjetojmë një takim të ndryshëm të Samitit G20”.

Duke theksuar rezultatet pozitive të marrëdhënieve Turqi-Rusi për rajonin, Erdoğan tha se “Me të vërtetë besoj se është shembull për popujt ne rajonit dhe botën. Pritjet janë të mëdha, forcimi i marrëdhënieve dypalëshe në mes nesh, me të vërtetë si një shembull sjellin dobi për popujt e të dy shteteve”.

Pritjet në rajon janë të mëdha”

Erdoğan shprehu besimin se zhvillimet në marrëdhëniet ekonomike si dhe në industrinë e mbrojtjes do të sjellin marrëdhëniet Turqi-Rusi në një pozitë shumë më të fortë.

“Mbi të gjitha, natyrisht që pritjet për Sirinë dhe Irakun në rajon janë të mëdha. Unë në këtë aspekt i jap rëndësi të madhe takimit tonë. Në emrin tim dhe të popullit unë ju falënderoj për këtë vullnet të treguar deri më tani”, tha presidenti Erdoğan.

Pas këtyre deklaratave, takimi po vazhdon me dyer të mbyllura për media./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne