Erdogan: Është mungesë respekti të përcaktosh YPG-në dhe PYD-në si kurdë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, përsëriti të shtunën thirrjen e tij për të dalluar terroristët e PKK-së nga populli kurd.

“Është mungesë respekti të përcaktosh YPG-në dhe PYD-në si kurdë”, deklaroi ai në ceremoninë e inaugurimit të filialeve të Institutit të Sigurimeve Shoqërore (SGK) në disa distrikte të Stambollit.

“Ata (YPG/PYD) janë terroristë”, theksoi Erdogani duke iu referuar fraksioneve siriane të organizatës terroriste PKK.

“Terroristët nuk duhet të ngatërrohen me vëllezërit e mi kurdë”, shtoi kreu i shtetit turk.

YPG-ja dhe krahu i saj politik, PYD, janë degët siriane të PKK-së, një organizatë e identifikuar si terroriste nga Turqia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja është përgjegjëse për vdekjen e rreth 40.000 njerëzve, përfshi këtu gra, fëmijë dhe foshnja./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne