Erdogan: Evropa është e detyruar të mbrojë refugjatët në kufijtë e saj

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se Bashkimi Evropian është i detyruar të sigurojë mbrojtjen e nevojshme për refugjatët që kanë arritur në kufijtë e tij.

Presidenti Erdoan zhvilloi një bisedë telefonike me Andrej Plenkovic, Kryeministrin e Kroacisë, vend që është kryetare e radhës së Bashkimit Evropian.

Në deklaratën e bërë nga Drejtoria e Komunikimeve të Presidencës bëhet e ditur se në bisedë u shqyrtuan zhvillimet në Idlib, çështja e refugjatëve dhe temat rajonale.

Presidenti turk bëri të ditur se BE-ja, duke respektuar obligimet ndërkombëtare, është e detyruar të sigurojë mbrojtjen e nevojshme për refugjatët që kanë arritur në kufijtë e saj dhe nënvizoi se duke mbyllur kufijtë, vendet e Evropës nuk mund të eliminojnë përgjegjësinë që u buron nga drejtësia ndërkombëtare.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne