Rajoni

Erdogan heq Teorinë e Darvinit nga kurikulat shkollore

Nga viti i ardhshëm shkollor Turqia do të heqë nga kurikulat shkollore ato leksione të biologjisë ku flitet për Teorinë e Evolucionit, të Charles Darvin. Sipas Këshillit të Lartë të Arsimit në Turqi, kjo teori konsiderohet si kundër rrymës dhe tepër e ndërlikuar për tu kuptuar nga nxënësit e klasës së tretë.

Në përputhje me vlerat turke, kapitulli i titulluar “shfaqja e jetës dhe evolucioni” do të fshihet, pasi fëmijët e kësaj moshe nuk kanë nivelin e duhur për të kuptuar këto tematika, tha presidenti i Këshillit arsimor Alparslan Durmus.Metodat për teorine e evolucionit do të mund të studiohen vetëm nga studentët mbi 18 vjeç. E formuluar nga Charles Darvin në shekullin e XIX, ajo mohohet nga feja, e cila thotw se bota u krijua nga Zoti, siç shpjegohet në Bibël dhe Kuran.

Kjo nismë ka marrë kritika të shumta nga mbrojtësit e arsimimit laik në Turqi, të cilët thonë se ky program edukativ cënon themelet e shtetit modern, laik turk, të themeluar nga Mustafa Qemal Ataturku.

OPINIONE

INTERVISTA