Erdogan: Humbëse do të jetë Amerika, që nuk i qëndroi besnike marrëveshjes me Iranin

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) reagoi ndaj vendimit të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump për tu tërhequr nga marrëveshja bërthamore me Iranin tha se Amerika është ajo që do të humbi pasi nuk i qëndroi besnike marrëveshjes.

Presidenti Erdoan iu përgjigj pyetjeve të moderatores Becky Anderson nga institucioni mediatik amerikan CNN International, në lidhje me rendin e ditës.

Ai vlerësoi edhe vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për tu tërhequr nga marrëveshja bërthamore me Iranin dhe tha: “Kjo marrëveshje është arritur edhe pse thuhej se ishte një marrëveshje e pa arritshme dhe ka rritur shpresat për të kthyer në pozitive diçka që ishte negative prej vitesh. Ecja nga ana e kundërt e itinerarit do të ndikojë jo vetëm rajonin por tërë ekonominë botërore dhe globale. Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të përfitojnë prej kësaj por për shkak se shumë vende do të shqetësohen seriozisht prej kësaj, mund të provojnë goditje më të mëdha. Përse hapni rrugë për kriza më të mëdha? Nuk kemi nevojë për kriza të tjera”.

Pyetjes së Becky Anderson: “Cili është rreziku më i madh, që mund të shkaktojë kriza Amerikë-Iran?” Presidenti Erdoan iu përgjigj me fjalët: “Për mendimin tim këtu humb Amerika. Irani nuk do të bëjë kompromis për marrëveshjen dhe do të qëndroj besnik. Amerika do të humbë pasi nuk i qëndron besnik një marrëveshjeje që ka bërë. Marrëveshjet ndërkombëtare nuk mund të prishen kur të duam dhe ti bëjmë kur të duam. Nëse marrëveshjet janë nënshkruar duhet qëndruar besnik”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne