Erdogan i përgjigjet deklaratës së Trumpit

Presidenti Recep Tayyip Erdogan iu përgjigj një deklarate të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump të bërë menjëherë pas bisedimeve për pushim 5 ditor të Operacionit “Burimi i Paqes” që Turqia po zhvillon në lindje të lumit Eufrat në Siri.

Në postimin e tij në Twitter Presidenti Erdogan shkroi kështu: “Zt. President, më shumë jetë do të shpëtojmë kur ta mposhtim terrorizmin, armikun kryesor të njerëzimit. Kam besim se kjo përpjekje e përbashkët do të mbështesë paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë”.

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu pas takimit mes Presidentit Erdogan dhe Ndihmëspresidentit të ShBA-së, Mike Pence dhe mes delegacioneve që u zhvillua në Kompleksin Presidencial të enjten, bëri një deklaratë në të cilën njoftoi se Operacioni “Burimi i Paqes” që po zhvillohet në lindje të lumit Eufrat në Siri do të pezullohet për 5 ditë.

Pas këtij vendimi, Presidenti i ShBA-së, Donald Trump nëpërmjet llogarisë në Twitter e falënderoi Presidentin Erdogan dhe tha se “Nga Turqia vijnë lajme të mira, do të shpëtohen miliona jetët”./TRT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne