Erdogan i shpreh shqetësimet Putinit për sulmet në Siri

Presidenti Recep Tayyip Erdogan zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij rus, Vladimir Putin.

Sipas informatave të marra nga burimet e Presidencës, gjatë bisedës të dy homologët krahas marrëdhënieve dypalëshe folën edhe për zhvillimet e fundit në Siri.

Gjatë kësaj bisede, ku Presidenti Erdogan shprehu shqetësimet nga sulmet e kryera në Duma dhe Gutën Lindore, u vu theksi në rëndësinë e bashkëpunimit në parandalimin e humbjes së jetëve të civilëve dhe dërgimin e ndihmave humanitare.

Të dy liderët gjithashtu shprehën kënaqësinë rezultatet e arritura gjatë mbledhjes së Këshillit të Bashkëpunimit në Nivel të Lartë Turqi-Rusi dhe në samitin tresh për çështjen e Sirisë të mbajtur në fillim të muajit në Ankara./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne