Erdogan inaguron një nga xhamitë më të mëdha në Turqi

Pas katër vitesh ndërtimi në kryeqytetin e Turqisë, Ankara, u hap xhamia “Melike Hatun”, e cila në të njëjtën kohë në brendësinë e saj mund të pranojë rreth shtatë mijë besimtarë.

Xhaminë zyrtarisht e hapi Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan, kurse në solemitet i pranishëm ishte edhe Kryeministri i vendit Binali Yıldırım dhe kreu i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, Ismail Kahraman.

Për ndërtimin e xhamisë janë investuar rreth 100 milionë lira turke (25 milionë euro), kurse në kompleksin e saj në të hapur dhe brenda saj, në të njëjtën kohë lutjet mund t’i kryejnë 15 mijë njerëz.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne