Erdogan: Janë marrë të gjitha masat dhe vazhdojnë punimet e kërkim-shpëtimit

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) në një postim në Twitter në lidhje me tërmetin që goditi lindjen e Turqisë shkroi, “Ekipet përkatëse po marrin të gjitha masat e nevojshme për sigurinë e jetës së qytetarëve tanë dhe për të kapërcyer me sa më pak humbje të jetëve tërmetin në Elazig, i cili u ndje gjithashtu edhe në shumë rrethe të tjera të vendit”.

“Po ndjekim nga afër punimet dhe jemi pranë popullit tonë me të gjithë organizatat dhe institucionet tona, duke filluar nga Departamenti për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Situatave Emergjente (AFAD) dhe Gjysmëhënës së Kuqe. Allahu i mëshiroftë vëllezërit tanë që humbën jetën nga tërmeti, ndërsa të plagosurve u urojmë shërim të shpejtë”, shkroi presidenti turk./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne