Erdogan: Jemi të vendosur të spastrojmë strofkat terroriste nga lindja e Eufratit

Në fjalën që mbajti në fundjavë në një aktivitet organizuar në Konya nga dega e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) në këtë provincë Presidenti Rexhep Tajip Erdoan u ndal edhe në çështjen e terrorit.

Duke i hapur dyert për të shtypurit sirianë Turqia tregoi se ajo është sot ndërgjegjja e njerëzimit; ajo i dha të gjithë botës një leksion për mëshirën dhe humanizmin,- u shpreh Erdoan dhe shtoi se sikur Turqia të mos kishte bërë operacionet “Mburoja e Eufratit” dhe “Dega e Ullirit”, ajo do ta kishte të vështirë të pengonte krijimin e një korridori terrorist përgjatë kufirit të saj jugor.

“Me këto dy operacione ne u dhamë goditje të rënda qëllimeve të errëta. Ne jemi të vendosur për të spastruar strofkat terroriste në lindje të Eufratit. Dhe ndërkohë që po ndërmarrim këta hapa, në fqinjin tjetër tonë, në Irak, ne po ua shembim strofkat mbi kokë terroristëve me anë të operacioneve “Kthetra”. Me rritjen e prezencës tonë ushtarake si në Siri, ashtu edhe në Irak reduktohet edhe kapaciteti i PKK-së për të kryer akte në vendin tonë. Ka një rritje shumë të madhe në numrin e atyre (terroristëve) që dezertojnë nga organizata dhe vetëdorëzohen. Brenda kufijve forcat tona të sigurisë kryejnë operacione në mënyrë të pandërprerë për 365 ditë, 12 muaj e 24 orë. Mjetet tona të fluturimit pa pilot, të armatosura dhe të paarmatosura, nuk i lënë për asnjë çast terroristët të ngrenë kokë”,- tha Presidenti Erdoan./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne