Erdogan: Ka mbetur edhe pak për të arritur Afrinin

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan sot në qytetin turk Bitlis deklaroi se disa në Parlamentin Evropian (PE) kanë vajtuar për PKK-në, të cilën e llogarisin si organizatë terroriste.

“Disa në Parlamentin Evropian që nuk e dinë se çfarë bëjnë dhe ku shkojnë, edhe pse PKK-në e shohin si organizatë terroriste, kanë vajtuar duke mbajtur në Parlament leckat e terroristëve. Do të vajtojnë edhe më shumë, nuk do të arrini asgjë duke mbajtur leckat e tyre rreth qafës. Kjo nuk do të ndryshojë vendimin tonë”, tha Erdoğan.

– Erdoğan rreth operacionit “Dega e Ullirit”

Presidenti Erdoğan rreth operacionin “Dega e Ullirit” ka deklaruar se vazhdon operacioni në Afrin: “Vazhdojmë të avancojmë drejt Afrinit, ka mbetur shumë pak”.

– “Ku shfaqet luani, çakalli ul bishtin dhe ik”

Erdoğan duke folur rreth operacionit “Dega e Ullirit” të cilin e zhvillojnë Forcat e Armatosura Turke në Afrin, porositi se atje ku shfaqet luani, çakalli ul bishin dhe ik.

“Aty ku shfaqen luanët, çakajve nuk u mbetet tjetër, pos të ulin bishtin dhe të ikin. Terroristët të cilët deri dje kishin ku të mbështeten, sulmonin popullin tonë, por sot shohim se si zbrapsen dhe ikin si zvarranikë”, tha Erdoğan.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne