Erdogan: Katari ishte me ne në ditët më të vështira, flet kundër sanksioneve

Në kohën kur kundrejt Katarit janë shtuar shtetet të cilat kanë ndërprerë ose reduktuar marrëdhëniet bilaterale, një shtet i fuqishëm rajonal i ka dalur në ndihmë dhe kërkon nga Arabia Saudite që të tërheq sankcionet kundrejt shtetit të vogël por të pasur fqinj, shkruan “Al Jazeera”.

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, ka theksuar se “sankcionet kundër Katarit nuk janë të mira” dhe se “Turqia do vijojë të zhvillojë marrëdhëniet me Katarin si një mik në kohët tona më të vështira.” Erdogani e kishte fjalën për tentimin e Grusht shtetit të vitit të kaluar.

Së fundi Jordania ka reduktuar marrëdhëniet e saj bilaterale me Katarin. Vendet arabe dhe presidenti Trump e akuzojnë Katarin se mbështet “terrorizmin” dhe “ideologjitë radikale” duke nënkuptuar këtu Vëllazërinë Myslimane dhe Hamasin në Palestinë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne