Erdogan: Komanda e përbashkët Turqi-Katar është në dobi të gjithë Gjirit Persik

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan tha se Komanda e Kombinuar e Forcave të Përbashkëta turko-katarase shërben jo vetëm për stabilitetin dhe paqen e Katarit, por edhe për të gjithë rajonit të Gjirit Persik.

Gjatë vizitës së tij njëditore në Katar, ai vizitoi Komandën e Kombinuar të Forcave të Përbashkëta turko-katarase në kryeqytetin Doha.

Presidenti Erdoan u takua me ushtarët turq dhe në një prononcim për ta, ai tha: “Komanda e Kombinuar e Forcave të Përbashkëta turko-katarase është shembull i sinqeritetit. Në kundërshtim me komandat e ngjashme, nuk është bazuar në themelin e interesit dhe nuk është produkt i mentalitetit hemogjenist. Ata që kërkojnë mbylljen e kësaj baze janë ata që nuk e kuptojnë se Turqia është mike e Katarit në ditët e vështira të këtij vendi. Ne nuk lamë vetëm miqtë tanë kundër kërcënimeve që iu drejtuan dhe nuk do ti lëmë vetëm edhe në të ardhmen. Prezenca juaj këtu shërben jo vetëm për paqen e vendit vëlla Katar, por edhe rajonit të Gjirit. Ju jeni duke bërë një detyrë që me në krye Katarin, në histori do të përmendet me lëvdata”.

Presidenti Erdoan bëri të ditur se kazerma ku janë me detyrë ushtarët turq do të përmendet me emrin Halid bin Velid./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne