Erdogan kritikoi ndërhyrjen e Greqisë ndaj emigrantëve dhe i bëri thirrje për t’i hapur portat

Presidenti Recep Tayyip Erdogan i bëri thirrje Greqisë për t’i hapur portat ashtu siç bëri edhe Turqia për emigrantët, të cilët duan të shkojnë në Evropë.

Presidenti Erdogan mbajti një fjalim në programin me temë “Heroinat e Turqisë” të organizuar dje në Qendrën e Kongreseve Haliç në Stamboll me rastin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Grave.

Në fjalën e tij, Erdogan tha se askush nuk ngre zërin në përgjigje të këtyre veprimeve çnjerëzore të Greqisë gjatë ndërhyrjeve ndaj emigrantëve që presin në zonën tampon.

Në thirrjen e bërë Greqisë, Presidenti Erdogan tha: “(Ne i hapëm portat) edhe ju hapni portat që emigrantët të shkojnë në vendet tjera të Evropës. Ne ju paralajmëruam që nëse kjo vazhdon kështu do t’i hapim portat dhe ju nuk besuat. Ne duam një ndarje të drejtë të barrës. Ne kërkojmë partnerë për këtë, tek ne aktualisht ndodhen 3,5 milionë refugjatë, ndërsa 1,5 milion janë dyndur në kufijtë tanë”.

Erdogan reagoi ndaj Greqisë për trajtim çnjerëzor dhe persekutim të emigrantëve që kalojnë kufirin, ndërsa tha: “Duhet të dyshojmë në njerëzimin e tyre, unë personalisht dyshoj”.

Kreu i shtetit turk informoi se të hënën do të zhvillojë një takim me zyrtarët e BE-së dhe vijoi me këto fjalë: “Shpresoj se do të kthehemi me rezultate shumë më ndryshe. Nga Belgjika do të kthehemi me rezultate më të mira. BE-ja nuk i përmbushi premtimet dhe detyrimet. Ne shpenzuam mbi 40 miliardë dollarë për mbështetjen e refugjatëve, ndërkaq mbështetja e Evropës është 3 miliardë euro. Nuk krahasohen 40 miliardë dollarë me 3 miliardë”./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne