Erdogan: Macron të vijë në vete, të mos provokojë Turqinë

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) i bëri thirrje Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, i cili tha se do të mbështesi terroristët, që të vijë në vete.

Presidenti dhe kreu i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK) iu drejtua popullit të Adanasë përpara Kongresit të Partisë AK në këtë qytet.

Në fjalimin e tij Erdoan reagoi edhe ndaj atyre që kritikojnë operacionin e Forcave të Armatosura Turke “Dega e Ullirit”, filluar të shtunën e 20 janarit, në orën lokale 17.00, për të garantuar sigurinë e stabilitetin në kufij dhe Afrin të Sirisë, për të asnjanësuar anëtarët e PKK/KCK/PYD-YPG dhe DAESH-it, si dhe për të shpëtuar popullatën miqësore e vëllazërore të rajonit nga represioni dhe persekutimi i organizatave terroriste.

“Të mos provokojnë Turqinë, më parë të vijnë në vete ata që pritën terroristët në Pallatin Elysees. Në të kundërt do të humbin miqësinë që kanë me ne. Ne jemi mik me atë që na kanë mik. Ne kështu e kemi jetuar këtë deri më sot” tha Erdoan.

Ai tha se lufta e Turqisë kundër terrorit ka shqetësuar disa qarqe dhe theksoi se kjo do të vazhdojë me vendosmëri.

Kreu i shtetit turk tha se në kuadër të operacioni në Afrin deri më tani janë neutralizuar 3 mijë e 844 terroristë.

Ai tha gjithashtu se do të vazhdohet lufta kundër organizatës terroriste gyleniste FETO.

“Ata do të arratisen ne do ti vihemi pas. Edhe FETO-n ashtu po e ndjekim. Shërbimi ynë informativ paketoi 6 anëtarë të FETO-s në Kosovë dhe i solli në Turqi. Edhe kreu i terroristëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që mbahet nën kujdes në Pensilvani do të vijë në Turqi. Vetëm deri diku mund të arratisesh” tha Presidenti Rexhep Tajip Erdoan./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne