Erdogan: Mbajtja e refugjatëve në Turqi nuk duhet parë si zgjidhja e vetme

Të martën Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) iu drejtua me një fjalim Forumit të Parë Botëror të Refugjatëve, organizuar në Zyrat e OKB-së në Gjenevë.

Ai tha se Turqia i ka hapur dyert për miliona refugjatë, për të gjithë, pa bërë dallime racore, fetare, gjuhësore, etnike ndërkohë që shtetet me mundësi shumë herë më të larta se Turqia kanë vendosur kuota për refugjatët.

Është e qartë se çështja e refugjatëve nuk do mund të parandalohet vetëm me përpjekjet e disa vendeve si ne që i strehojmë dhe mirëpresim ashtu siç e meritojnë”,- u shpreh kreu i shtetit turk.

“Mbajtja e refugjatëve brenda kufijve të Turqisë nuk mund të shihet si zgjidhja e vetme për problemin e migracionit që buron nga Siria. Zgjidhja e qëndrueshme e këtij problemi që ka plagosur ndërgjegjen është e mundshme vetëm me hedhjen e hapave në nivel global”, shtoi presidenti turk.

Duke iu referuar rëndësisë që ka kthimi i refugjatëve për një stabilitetit të qëndrueshëm në Siri, Erdoani tha: “Duhen vënë në zbatim formulat që do t’i mbajnë refugjatët në territoret e tyre; që do të sigurojnë kthimin e atyre që ndodhen në vendin tonë”.

Presidenti Erdoan u shpreh se vazhdon kthimi i sirianëve [të strehuar në Turqi] në rajonet [veriore të Sirisë] që janë kthyer në zona të sigurta nga Turqia.

“Deri tani në rajonet, që vendi ynë i ka kthyer në zona të sigurta, janë kthyer në mënyrë vullnetare 371 mijë sirianë. Nëse arrijmë të bëjmë realitet projektin që kam paraqitur edhe në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, atëherë unë besoj se ky numër në fazën e parë do të arrijë në 1 milion”,- përfundoi ai./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne