Erdogan mbështet Maduron

Presidenti Recep Tayyip Erdogan i bëri një telefonatë Presidentit të Venezuelës, Nikolas Maduro, të cilin e mbështeti përballë tentativës për grusht shtet në vendin e tij.

Zëdhënësi i Presidencës turke, Ibrahim Kallën (İbrahim Kalın) bëri të ditur se Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) i telefonoi Presidentit të Venezuelës, Nikolas Maduro, të cilin e mbështeti përballë tentativës për grusht shtet.

Zëdhënësi Kallën në postimin e tij në Twitter u prononcua në lidhje me vetshpalljen e Kryetarit të Kuvendit Kombëtar të Venezuelës, Huan Guiado (Juan Guiado) si “President i Përkohshëm”.

Kallën në postimin e tij shkruan kështu: “Presidenti Erdoan i telefonoi Presidentit të Venezuelës, Nikolas Maduro, të cilit i dha mbështetjen e Turqisë dhe e porositi me këto fjalë: ‘Vëllai im Maduro! Mbaje kokën lartë, jemi me ju’”.

Në mes tjerash Kallën postimin e tij e vijon duke thënë se “Turqia nën udhëheqjen e Presidentit Erdoan do të ruaj qëndrimin e saj parimor ndaj grusht shteteve”.

Në fund të mesazhit të tij ai postoi edhe hashtag-un #WeAreMaduro./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne