Erdogan: Me zonën e sigurt do të strehojmë 1 milionë sirianë

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se kur të përfundojë zona e sigurt në Siri, do të sigurojnë banimin atje për të paktën të 1 milionë njerëz.

Në fjalimin e mbajtur në Selinë e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim në rrethin Eskishehir (Eskişehir), Presidenti Erdoan bëri të ditur se kanë prishur pjesërisht kurthin e ngritur ndaj Turqisë në Siri dhe shtoi: “Tani në agjendën tonë kemi lindjen e Eufratit. Edhe këtë shpresojmë ta zgjidhim patjetër, në një mënyrë ose tjetër, deri javën e ardhshme”.

Ai bëri të ditur se pas 21-22 shtatorit do të shkojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dhe gjatë kësaj vizite do të zhvillojë një takim me Presidentin amerikan, Donald Trump, me të cilin do të bisedojnë se çfarë hapash mund të hidhen në lidhje me lindjen e Eufratit.

Kreu i qeverisë turke tha se problemet që janë në Idlib Turqia nuk mund t’i përballojë e vetme dhe këtë ja kanë shpallur haptazi Evropës dhe botës.

“Deri tani kemi bërë një shpenzim prej rreth 40 miliardë dollarësh, kurse mbështetja e dhënë prej Bashkimit Evropian për Departamentin për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Situatave Emergjente të Turqisë (AFAD) është 3 miliardë dollarë. Si do ta përballojë Turqia barrën e 4 milionë refugjatëve? Na vjen keq por nëse bëhet, bëhet kurse në të kundërt do të hapim dyert, nuk ka zgjidhje tjetër. Gjithmonë ne do të mendohemi? Le të mendohen edhe ata. 350 mijë nga refugjatët sirianë ne i kemi vendosur aktualisht në një zonë që e kemi bërë të sigurt. Thamë ejani ta bëjmë bashkë, nga ata nuk doli zë. Ne jemi të detyruar të hedhim këtë hap. Kur ne të përfundojmë zona e sigurt në Siri, do të sigurojmë banimin atje për të paktën 1 milionë njerëz”, tha Presidenti Erdoan.

Ai u shpreh edhe për protestën e nënave të të rinjve në Dijarbakër (Diyarbakır), të cilët janë rrëmbyer nga organizata separatiste terroriste PKK.

“Nënat në Dijarbakër janë duke bërë një luftë epike për të shpëtuar fëmijët e tyre nga duart e organizatës separatiste”, tha Erdoan.

Ndërkaq ai tha se janë edhe më pranë kthimit të Turqisë në një qendër të rëndësishme rajonale dhe botërore projektimi, prodhimi dhe tregtie.  /trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne