Erdoğan mesazh urimi presidentit të Shqipërisë

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, i ka dërguar një mesazh urimi presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, me rastin e marrjes së detyrës.

Në një njoftim nga zyra e shtypit e Presidencës së Shqipërisë, thuhet se Meta ka marrë një mesazh urimi nga presidenti i Turqisë, me rastin e marrjes zyrtarisht të detyrës së presidentit të vendit.

Gjithashtu në njoftim theksohet se në telegramin e urimit Erdoğan shpreh besimin se Meta do të vazhdojë përpjekjet e tij për thellimin më tej të marrëdhënieve tradicionale vëllazërore në çdo fushë ndërmjet dy vendeve.

“Në emrin tim dhe të popullit tim, ju uroj nga thellësia e zemrës për detyrën e re si president i Republikës së Shqipërisë. Kam besimin e plotë që, ashtu si gjatë detyrës suaj si kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, edhe gjatë detyrës si president i Republikës së Shqipërisë, do të vazhdojnë përpjekjet tuaja të vyera për thellimin më tej të marrëdhënieve tradicionale vëllazërore, mike dhe në çdo fushë ndërmjet dy vendeve tona. Dëshiroj të theksoj kënaqësinë time, ndërsa shoh zhvillimet që ka bërë Shqipëria në rrugën drejt integrimin evropian, si dhe përparimet që ka bërë në fushën e demokracisë dhe të zhvillimit. Mbështetja e Turqisë për Shqipërinë në këtë rrugë do të vazhdojë”, – shkruan presidenti i Turqisë në mesazhin e tij drejtuar Metës./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne