Bota

Erdogan ndalon festivalin gjerman me filma homoseksualë në Ankara

Zyrtarët turq kanë ndaluar një festival me filma homoseksualësh në gjuhën gjermane në kryeqytetin e Ankarasë, duke thënë se ai mund të nxisë urrejtje ose të jetë shënjestër e sulmeve terroriste.

Organizatorët e festivalit gej ‘Pink Life QueerFest’ kishin planifikuar të shfaqnin katër filma në kinematë turke më 16 dhe 17 nëntor.

Ata thanë se vendimi i qeverisë se Presidentit Erdogan po i privon nga të drejtat e tyre kushtetuese.

Homoseksualiteti nuk është i paligjshëm në Turqi, por aktivistët thonë se homofobia mbetet ende shumë e përhapur.

Në një deklaratë, zyra e guvernatorit të Ankarasë tha se përmbajtja e festivalit “mund të nxisë sherre dhe sulme nga një pjese e shoqërisë”.

Inteligjenca turke sugjeroi se “organizatat terroriste kërkojnë të sulmojnë grupe provokuese, sulmet ndaj të cilave mund të shkaktojnë reagime ndërkombëtare”.

 

 

 

 

 

 

 

OPINIONE