Erdogan në Kiev për takimin e Këshillit Strategjik Turqi-Ukrainë

Të hënën në mëngjes Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) shkoi në Ukraine për të marrë pjesë në sesionin e 8-të të Takimit të Këshillit Strategjik të Nivelit të Lartë Turqi-Ukrainë.

Në Kiev Erdogan u prit me ceremoni zyrtare nga Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Pastaj të dy liderët hynë brenda për të mbajtur takimin kokë më kokë.

Në këtë vizitë Presidenti Erdoan shoqërohet nga ministri i Drejtësisë Abdulhamit Gül, ministri i Thesarit dhe Financave Berat Albayrak, ministrja e Tregtisë Ruhsar Pekcan, drejtori i Komunikimeve Fahrettin Altun dhe zëdhënësi İbrahim Kalın.

Në Takimin e Këshillit [Strategjik të Nivelit të Lartë Turqi-Ukrainë] që do të mbahet në Kiev nën drejtimin e Presidentit Erdoan dhe homologut të tij ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe me pjesëmarrjen e ministrave përkatës, do të diskutohen çështjet bilaterale dhe rajonale.

Gjatë vizitës do të shkëmbehen mendime edhe mbi gjendjen e bashkatdhetarëve, tartarëve të Krimesë, si dhe do të vlerësohen mundësitë e reja të bashkëpunimit për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të partneritetit strategjik me Ukrainën.

Parashikohet gjithashtu që Presidenti Erdoan dhe Presidenti i Ukrainës, Zelensky të takohen me biznesmenët në Forumin e Biznesit Turqi-Ukrainë./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne