Erdogan: Në Libi, në Mesdheun Lindor po hedhim një hap të ri

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se në Libi, në Mesdheun Lindor po hedhin një hap të ri.

Erdoan iu drejtua me një bisedë telefonike ushtarëve me detyrë në Komandën e Postës Kufitare të Xhandarmërisë në Geçitli të rrethit Hakkari.

“Lamë pas vitin 2019 dhe hymë në vitin 2020. Si ushtarët tanë, ashtu edhe policia jonë luftuan heroikisht si në tokë, ashtu edhe në det e në ajër. Ashtu siç e dini, operacioni “Burimi i Paqes” i vuri lakun në fyt të gjithë terroristëve atje. Tani me hapa të ndryshme, në Libi, në Mesdheun Lindor po hedhin një hap të ri. Dhe me lejen e Allahut, ashtu siç shkroi histori Barbarosa (Hayredin Pasha), ashtu do të bëjnë tani histori  Mehmetët (ushtarët turq) tanë”, tha Erdoan.  /trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne