Bota

Erdogan: Ne nuk kemi probleme me Rusinë në lidhje me Afrinin

Presidenti Recep Tayyip Erdogan përfundoi turneun e vizitave në vendet e Afrikës Perëndimore që përfshinë Algjerinë, Mauritaninë, Senegalin dhe Malin.

Gjatë kthimit Presidenti Erdogan iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve që e shoqëronin në avion.

Erdogan tha se me Rusinë nuk kanë asnjë mosmarrëveshje në lidhje me operacionin “Dega e Ullirit” që vazhdon në zonën Afrin të Sirisë.

“Ne nuk kemi asnjë problem me Rusinë në lidhje me Afrinin. Procesi i formimit të pikave të vrojtimit në Idlib vazhdon. Aktualisht kemi formuar 8 pika të vrojtimit. Gjatë procesit në vazhdim në Stamboll do të mbajmë një samit tresh të ngjashëm me atë në Soçi të Rusisë. Këtu do të kemi rastin për ti bërë një vlerësim kësaj çështje dhe të ngjashme”, deklaroi Presidenti Erdogan.

Në vijim kreu i shtetit turk tha se “Nga Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin kamë kërkuar të ndihmon në lidhje me dërgimin e ndihmave humanitare dhe për evakuimin e të plagosurve dhe të sëmurëve nga Guta Lindore që mbahet nën rrethimin e regjimit të Esadit. Ne kërkuam që të evakuarit të dërgohen në vendin tonë dhe të kurohen në spitalet tona. Ai tregoi qasje pozitive ndaj këtyre kërkesave tona, por fatkeqësisht ende nuk është ndërmarr asnjë hap në këtë drejtim. Qarkullojnë disa lajme se grat dhe fëmijët janë evakuuar dhe janë dërguar në Damask, por dërgimi i tyre në Damask është sikur ti dorëzosh tek një dragua”.

Kreu i shtetit turk vijoi me këto fjalë: “ShBA-ja prej periudhës së ish-Presidentit, Barack Obama e këtej deklarohet se PYD/YPG-ja nuk do të mbetet në Menbixh dhe se do të largohen nga këtu, do të tërhiqen në lindje të lumit Eufrat. Pavarësisht se gjatë bisedave telefonike dhe në takime neve na premtuan këtë në realitet PYD/YPG-ja, fraksion i PKK-së në Siri, nuk është larguar nga këtu. Aktualisht edhe presidenti aktual Trump dhe ekipi i tij flasin njëjtë, por ende nuk kanë kaluar në vepra”.

Presidenti Erdogan preku edhe në sistemin e mbrojtjes ajrore S-400 që do të merren nga Rusia, ku tha se “Edhe Greqia, e cila është anëtare e NATO-s, ka blerë sisteme të mbrojtjes ajrore S-300 nga Rusia. Mirëpo a është vendosur ndonjë sanksion ndaj Greqisë? Kështu që kur bëhet fjalë për sigurinë e vendit tonë ne nuk jemi të obliguar të pyesin askënd se çfarë të blejmë”.

Ai bëri të ditur se gjatë bisedës telefonike me Presidenti e Francës, Emmanuel Macron kanë biseduar edhe në lidhje me çështjen e Qipros.

Duke thënë se “Është e papranueshme që dikush të veprojë në mënyrë të njëanshme në ishull”, Presidenti Erdogan tha se “Gazi natyror dhe nafta që do të gjenden aty janë e drejta edhe të pjesës veriore edhe të asaj jugore”./ trt

OPINIONE