Erdogan: Në vitin 2020 presim përmirësim ekonomik

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se normat e interesit që kanë rënën nën 13,5% do të bien edhe më shumë.

Erdoan mbajti një fjalim në ceremoninë e inaugurimit kolektiv të disa komplekseve në kampusin e Institutit t Sigurimeve Shoqërore (SGK) në Topkapi të Stambolli dhe nënvizoi se në vitin 2020 inflacioni do të bie në një shifër.

Ai nënvizoi se Turqia është një destinacion i rëndësishëm në botë dhe bëri të ditur se këtë vit numri i turistëve do të jetë mbi 50 milionë.

Në fjalimin e tip Presidenti Erdoan u ndal edhe në udhëtimin e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Ju e ndoqët udhëtimin tim të fundit në Amerikë dhe takimet që zhvilluam atje shfaqin rezultatet që kemi arritur atje dhe suksesin e arritur në veri të Sirisë nga ushtarët turq veçanërisht me operacionin “Burimi i Paqes”. Nëse ky popull ka besim tek diçka, ai e bën atë”, u shpreh Presidenti Rexhep Tajip Erdoan./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne