Erdogan: Në Zonën e Sigurt do të krijojmë 12 pika vrojtimi

Përfundoi mbledhja mes Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) dhe përfaqësuesve të mediave të huaja që u mbajt të premten në pallatin “Dolmabahçe” në Stamboll.

Sipas marrëveshjes së arritur me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) e ndërprerë për 5 ditë operacionin tonë «Burimi i Paqes» dhe organizatat terroriste nuk kanë dalë ende nga zona (e sigurt), theksoi Erdoan në përgjigje të pyetjeve të përfaqësuesve të mediave të huaja.

“Zona ndërmjet Tel-Abyad dhe Rasulajnit është pastruar, por nuk ka përfunduar ende. Procesi vazhdon. Dëshira ime është që brenda 120 orëve kjo punë të ketë mbaruar”,- tha Erdoan.

“Kam bindjen se ka shumë gjëra që mund të bëjmë këtu bashkë me trupat amerikane pasi të ketë dalë (organizata terroriste)”,- shtoi ai.

Ne dëshirojmë që të bashkëpunojmë në Siri me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) në një zonë me gjatësi 444 km dhe thellësi 32 km nga kufijtë tanë,- nënvizoi kreu i shtetit turk.

“Ne dhe kryesisht ShBA-ja duhet të sigurojmë mbështetjen logjistike në zonën e sigurt. Rusia duhet ta bëjë këtë në perëndim të lumit Eufra, në mënyrë që ta vendosim qetësinë në të gjithë zonën”,- u tha Erdoan gazetarëve të huaj.

Duke folur për propagandën e terroristeve, Erdoani tha: “Forcat e Armatosura Turke (TSK) nuk kanë armë kimike në inventarin e tyre dhe nuk mund ti përdorin këto armë”.

Erdoan njoftoi se ishte informuar për 750 militantë të DAESH-it, që ishin liruar nga burgjet nga organizata separatiste terroriste YPG/PKK, ndërsa tha se 195 nga këta terroristë ishin kapur./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne