Erdogan: Nëse ne pengohemi, armiqtë e Islamit do të kthehen si të liruar nga zinxhirët

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha se “Nëse ne pengohemi, armiqtë e Islamit që janë rritje në Perëndim nga Evropa e deri në Amerikë do të kthehen si të liruar nga zinxhiri”.

“Nëse ne pengohemi, armiqtë e Islamit që janë rritje në Perëndim nga Evropa e deri në Amerikë do të kthehen si të liruar nga zinxhiri. Nëse ne pengohemi (ngecim) do të festojnë ata që thurin lojëra çdo ditë për të nxitur konflikte mes njerëzve në pozitën tonë gjeografike. Nëse ne pengohemi, pa asnjë dyshim se do të përballemi me një situatë një mijë herë më të keqe se ajo që popujt e tjerë po përjetojnë në rajonin tonë. Për këtë arsye është e domosdoshme që Turqia të qëndrojë në këmbë palëkundur”, deklaroi presidenti Erdoğan gjatë një takimi në Ankara me përfaqësues të opinionit publik, raporotn AA.

Erdoğan tha se kushti për të qenë të dobishëm edhe për popullin turk por edhe për viktimat dhe të shtypurit që i kanë shpresat e tyre tek Turqia është forcimi i vazhdueshëm dhe vazhdimi i rrugës.

Ndërsa rruga që Turqia të qëndrojë në këmbë është që të forcojë unitetin, bashkimin dhe vëllazërimin e popullit, ka theksuar Erdoğan i cili ka shtuar se “Nëse ne pengohemi tronditet vetëm vendi ynë, por në një situatë të tillë shkatërrohen të gjithë të shtypurit nga Iraku e deri në Siri”.

Gjithashtu presidenti turk ka tërhequr vëmendjen se në kohë zgjedhjesh shtohen sulmet kundrejt unitetit, bashkimit të popullit dhe vendit ku edhe përpara zgjedhjeve lokale të 31 marsit vërehen sërish këto lojëra.

Në fjalën e tij presidenti Erdoğan ka njoftuar se e kanë parë dhe e kanë kundërshtuar lojën e luajtur në Egjipt dhe gjithë Afrikën e Veriut, po ashtu edhe lojën e luajtur në Irak për të cilën kanë vendosur peshën e tyre dhe e kanë prishur këtë.

“Ne e pamë lojën që u luajt në Siri dhe duke hyrë në terren e prishëm ecurinë e saj. Ne gjithashtu shfaqim një qëndrim parimor kundër lojërave të luajtura në Detin e Zi, në Ballkan dhe në Mesdheun Lindor. Teksa këto skenare që ne i kemi penguar bien një e nga një. Gjithashtu rritet edhe armiqësia ndaj nesh. Ja për këtë arsye duan të bëjnë që ne të paguajmë për këtë”, thekson presidenti Erdoğan.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne