Erdogan: Nëse veriu i Sirisë nuk pastrohet nga terroristët, Turqia do ta pastrojë vetë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, kërkoi që bota të respektojë shqetësimet e sigurisë së vendit e tij dhe të mbështesë projektet turke për mundësimin e kthimit të refugjatëve sirianë.

Duke folur në një takim të zyrtarëve të futbollit në Stamboll, Erdogan ritheksoi afatin e caktuar këtë javë për tërheqjen e terroristëve të YPG/PKK-së nga veriu i Sirisë.

“Nëse pas përfundimit të 150 orëve rajoni nuk është pastruar nga terroristët, atëherë këtë punë do ta marrim përsipër ne dhe gjithë pastrimin do ta bëjmë ne”, tha Erdogan.

Më 22 tetor, presidenti turk Erdogan dhe homologu i tij rus Vladimir Putin zhvilluan një takim në qytetin bregdetar rus Soçi, ku Ankaraja dhe Moska arritën një marrëveshje sipas të cilës, brenda 150 orëve terroristët e YPG/PKK-së do të tërhiqen 30 kilometra në jug nga kufiri i Turqisë me Sirinë.

Në fjalën e tij, Erdogan kritikoi edhe qasjen dhe dialogun e disa vendeve me terroristët.

“Liderë të vendeve të mëdha ulen në tryezë me krerët e terroristëve dhe kërkojnë të jenë ndërmjetësues”, tha Erdogan, duke shtuar se Turqia asnjëherë nuk do të pranojë të ulet në tryezë me terroristët.

Turqia më herët kritikoi lëvdatat që SHBA kishte shprehur për Ferhat Abdi Sahin, i cili përdor emrin e koduar Mazloum  Kobani, lider YPG-së, degës siriane të grupit terrorist PKK.

Në fillim të kësaj jave, senatorët amerikanë Lindsey Graham dhe Chris Van Hollen kërkuan nga Departamenti amerikan i Shtetit të mundësojë vizë për Şahin në mënyrë që të mund të vizitojë Washingtonin.

Presidenti amerikan Donald Trump ka shprehur lëvdata për Sahin në Twitter, duke thënë: “Mezi pres të të shoh”.

Zyrtarët e lartë turq janë shprehur se Sahin është një terrorist i kërkuar me fletarrestim të Interplit dhe se ai duhet të trajtohet në përputhje me marrëveshjet e Ankarasë me Washingtonin.

Sipas udhëzimeve të presidentit turk Erdogan, ministri i Drejtësisë Abdulhamit Gul të premten tha se Turqia do të kontaktojë me zyrtarët e SHBA-së në lidhje me ekstradimin e terroristit nëse ai shkel në territorin e SHBA-së.

Në fushatën e saj më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e listuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian, ka qenë përgjegjës për vdekjen e 40.000 njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne