Erdogan Netanjahut: Ju jeni shtet terrori!

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan reagoi ndaj deklaratës së kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, se “ushtarët turq në Afrin kanë përndjekur të shtypurit”.

“Netanyahu, ju jeni shumë i dobët, jeni shumë i çuditshëm. Kujdesuni për veten tuaj një herë. Ne merremi me terroristët, por qëllimi yt nuk janë terroristët. Sepse ti je një shtet i terrorit”, tha presidenti turk, gjatë një fjalimi të mbajtur në kongresin e AK Partisë në qytetin Adana të Turqisë.

“Ju nuk keni njeri që t’ju dojë në një mënyrë të drejtë. Është shumë e qartë përgjigja që more nga Kombet e Bashkuara në lidhje me hapin që ndërmorët për Jerusalemin. Gjithashtu mos u mburr se ‘unë kam armë bërthamore’. Sepse vjen një ditë që as ato armë bërthamore nuk punojnë”, ka shtuar më tej Erdogan.

“Ata që shqetësohen nga valëvitja e flamurit tonë në rajonet që ne i kemi pastruar nga terrorizmi, as që flasin për leckat e organizatës që valëviteshin më parë në po të njëjta territore. Ata nuk flasin për këtë sepse problemi i tyre është Turqia, nga kjo kanë dhimbje”, tha Erdogan.

Presidenti Erdogan pasi ka theksuar se Turqia nuk është dorëzuar përpara asnjë grupi vrasës mercenar, ka deklaruar se “Në të njëjtën kohë Turqia nuk do të lejojë që miqtë, të afërmit e saj të mbyten në një situatë të tillë. Për këtë arsye ne nuk do të ndalemi deri në eliminimin edhe të terroristit të fundit në rajon”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne