Erdogan nga Bosnja: Këtu është përgatitur një atentat ndaj meje

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, dhe kryetari i presidencës së Bosnjës, Bakir Izetbegoviq diskutuan sot në Sarajevë një seri çështjesh të rëndësishme për bashkëpunimin mes dy vendeve dhe një nga temat kryesore ishte ndërtimi i autostradës Beograd-Sarajevë, për të cilën u nënshkrua një letër qëllimi.

Izetbegoviq tha në konferencën e përbashkët për shtyp se ministrat kompetentë sot nënshkruan një letër për qëllimet lidhur me ndërtimin e kësaj rruge.

Ndërsa, Erdogan tha se Turqia i kushton rëndësi të veçantë marrëdhënieve rajonale, veçanërisht marrëdhënieve midis Bosnjës dhe Serbisë, Bosnjës dhe Kroacisë.

Ndryshe, më herët gjatë ditës, Erdogan konfirmoi se ka marrë informacion nga shërbimet sekrete turke se kundër tij ishte përgatitur atentat gjatë qëndrimit në Bosnjë dhe theksoi se kishte ardhur për shkak të kësaj.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne